ZELANDA E RE

Bilanci i viktimave në qytetin e Christchurch pas të shtënave me armë në dy xhami ka shkuar në 49 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Një nga dëshmitarët, Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ka rrëfyer edhe tmerrin brenda njërës prej xhamive të sulmuara në Zelandën e Re. Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ishte brenda njërës prej xhamive ku ndodhi sulmi terrorist në Zelandën e Re.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ishin shumë njerëz që i njoh dhe që jam takuar rregullisht me ta në xhami kur shkoj aty, Është vërtetë e papranueshme”, deklaroi ai për “BBC”.

“Nuk mund t’ju besoj syve çfarë kam parë sot”, shtoi Ibrahim.

Ai erdhi në Zelandë të Re si student pesë vite më parë.

“Kurrë nuk e kam pritur të ndodh kjo, jetoj këtu që pesë vite dhe e di se Zelanda e Re është një prej shteteve më të sigurta. Por, tani jam i frikësuar. Kurrë nuk e kam paramenduar se mund të përjetoj diçka si kjo që kam parë sot”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb