Gazetari investigativ, Artan Hoxha, zbardhi detaje të reja nga atentati mafioz në Fushë Krujë, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash dhe u dogjën brenda makinës Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj, si dhe shoku i tyre, Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet “Volksvagen Passat”.

Duke folur në “ABC Live”, gazetari Hoxha tha se kemi të bëjmë me autorë jo të thjeshtë pasi nuk tërhiqen derisa e kryejnë deri në fund goditjen e tyre.

Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.

“Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar.” Tha Hoxha.

Duke u ndalur tek operacioni “Plumbi i Artë”, Hoxha përmendi edhe një nga të kërkuarit, Ervis Martianj, duke thënë se që nga ngjarja e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person, Ervis Martinaj po sulmohet në mënyrë permamente.

“Tek Plumbi i Artë. Patëm Ervis Martinajn që nuk u gjet. Që nga ngjarja e Bllokut, Martinaj është sulmuar në mënyrë permamente. Ai ka qenë objektiv në mënyrë permamente. Edhe ai është kundërpërgjigjur në disa raste” tha Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb