Grupi hetimor është kthyer në vendin ku u gjet e djegur makina e autorëve të masakrës së Fushë-Krujës në fshatin Larushkë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se hetuesit janë në kërkim të të tjera provave të tjera që do të bënin të mundur identifikimin e autorëve.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbledhur dhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve të rrugës që mund të kenë ndjekur autorët.

Po kështu janë marrë në pyetje edhe persona tjerë që nuk banojnë në Fushë-Krujë, por kanë lidhje shoqërore me viktimat dhe mund te kenë dijeni për lëvizjet e tyre të fundit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb