Pas masakrës së tipit mafioz që tronditi zonën e Foggias një ditë më parë, ku katër persona u eksekutuan me gjakftohtësi, gazeta e njohur italiane “La Reppublica” shkruan se shkak për nisjen e një lufte mes bandave rivale të Pulias, është bërë droga që vjen nga Shqipëria dhe fluksi i madh i parasë që fitohet nga shitja e saj.

“Sot lufta bëhet për trafikun e drogës, në veçanti drogës që vjen nga Shqipëria. Është në mes një marrëveshje e madhe që ndez oreksin e klaneve për të investuar, duke filluar nga Foggia, e duke vazhduar më pas në të gjithë bregdetin e Adriatikut dhe në Evropë. Mafia e Foggias është një degë e grupit napolitan të Kamorrës”,- shprehet kryeprokurori i Antimafias italiane, Franco Roberti.

Ndërsa lufta mes këtyre klaneve, siç thekson “La Republica” zgjat prej 30 vitesh, Italia është ngritur tashëm në këmbë dhe ka marrë masa serioze.
192506143-c045606a-f330-43b1-9a87-3d5e4f2cbee3
Ministri i Brendshëm Marco Miniti, pas mbledhjes urgjente të Komitetit Kombëtar për rendin dhe sigurinë publike, i ka treguar forcën mafiozëve, duke thënë se shteti do veprojë ndaj tyre me dorë të hekurt.
“Reagimi i shtetit në lidhje me vrasjen e qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur do të jetë i fortë”, sepse “lufta kundër mafies është beteja më e madhe e qytetërimeve”.

“Përpara kësaj sfide do të ketë një përgjigje të paparë. Kontrolli i territorit është reagimi i parë: 192 njësi shtesë do të mbërrijë në krahinën e Foggias, menjëherë”, dhe mes tyre siç bëri ai me dije “24 i përkasin gjuetarëve të Kalabrisë”, një njësi speciale e policisë. Ministri shtoi se: “Në San Severo do të bëhet i përhershëm një departament për parandalimin e krimit.
foggia-16-ae50417fc31e
NGJARJA
Masakra ndodhi një ditë parë në afërsi të stacionit të vjetër të trenit në San Marco in Lamis, në krahinën e Foggias, ku katër persona u vranë, mes tyre Mario Luciano Romito, 50-vjeçar, i dyshuar si bosi, kunati i tij, që ka vepruar si shofer, Matteo De Palma, 44 vjeç dhe dy vëllezër Aurelio dhe Luigi Luciani, përkatësisht 47 dhe 43 vjeç, që u ekzekutuan vetëm se ishin dëshmitarë në masakër

SHQETESIMI ITALIAN PER DROGEN SHQIPTARE

Pok kjo nuk është hera e parë që Italia shpreh shqetësim për fluksin e kanabisit që mbërrin nga brigjet shqiptare. I ndodhur në Tiranë, në muajin shkurt kur takoi edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla, Kreu i Antimafias, Franco Roberti tha se kohët e fundit ishte 3-fishuar sasia e kanabisit në linjën Shqipëri-Itali.
“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri”, tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb