Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kujton 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke e cilësuar atë si një prej masakrave më mizore nga forcat serbe ndaj popullsisë së pafajshme.

Në mesazhin e tij, mes të tjerash, ish-ministri thekson se çdo mohim i krimeve të kryera apo tendenca për rishkrimin e historisë minon të ardhmen e përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor.

“22 vjet më parë në #Reçak u organizua një prej masakrave më mizore nga forcat serbe ndaj popullsisë së pafajshme. Kjo zgjoi ndërgjegjjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në #Kosovë. 22 vite më pas, #Serbia ende nuk e ka gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera dhe për t’u distancuar prej tyre. Çdo mohim i krimeve të kryera apo tendenca për rishkrimin e historisë minon të ardhmen e përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. #MosHarro #KurrëMë”, shkruan Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb