TIRANE

Përmes një postimi në facebook, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkruan se  masakra e Reçakut është dëshmi rrënqethëse e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga rregjimi kriminal i Millosheviçit dhe banda e pushtetit të tij!

Postimi i plotë:

Masakra e Reçakut është dëshmi rrënqethëse dhe provë gjaku me jetët e pafajshme të shqiptarëve, e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga rregjimi kriminal i Millosheviçit dhe banda e pushtetit të tij!

Përkujtimi me dhimbje i asaj masakre, është sot po aq edhe homazh për të gjithë shqiptarët që vunë zemrat e atdhedashurisë dhe gjakun e tyre në mbrojtje të Kosovës dhe që e bënë Kosovën e gjakut tonë shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik!

Sot më shumë se kurrë, Reçaku ndan patriotët nga pseudopatriotët, atdhetarët nga tradhëtarët, shqiptarët nga antishqiptarët!

Reçaku është apel për drejtësi, është monument për kujtesë, është referencë për shqiptari!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb