Zemërimi i prindërve të fëmijëve të vrarë në masakrën në shkollën fillore në Uvalde të Teksasit po rritet. Sipas disa dëshmitarëve, oficerët nuk kanë hyrë menjëherë në godinën ku Salvador Ramos po qëllonte nxënësit e vegjël. Hetuesit në fakt po përpiqen të kuptojnë pse kanë kaluar 40 deri në 60 minuta para ndërhyrjes së policisë në shkollë.

Javier Cazares, babai i Jacklyn-it të vogël, i cili vdiq në sulm, tha se ai vrapoi në shkollë dhe pa policinë ende jashtë. “Mund të ishte bërë më shumë,” tha ai.

“Hyni, hyni!” bërtitën disa gra që qëndronin pranë policëve pas fillimit të sulmit, sipas 24-vjeçarit Juan Carranza, i cili dëshmoi skenën nga shtëpia e tij, matanë rrugës nga shkolla fillore. Por policët nuk hynë brenda. Disa minuta më parë, Carranza tha se pa personin e armatosur që përfundoi me kamionçinë e tij në një kanal jashtë shkollës, mori pushkën e tij gjysmë automatike AR-15 dhe qëlloi dy persona jashtë një shtëpie funerali aty pranë, të cilët nuk u goditën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb