Ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve për krimet e 3-fishta në Tiranë, ku autor i vetëm është Dan Hutra.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Berisha e cilësoi një krim horror, që sipas tij është dëshmia e radhës e dominimit të krimit dhe lidhjeve të tij të forta me zyrtarë e qeveritarë dhe e politikës së lirimit të vrasësve serial për qëllime elektorale.

MESAZHI I BERISHËS
Krim horror!
Vrasësi serial, Dan Hutra në një masakër të vërtetë ekzekuton brenda 30 minutave tre gra dhe plagos tre të tjera në Tiranë dhe Kamëz.
Të dashur miq, një krim horror që ka tronditur thellë mbarë vendin ndodhi sot në Tiranë. Vrasësi serial, Dan Hutra, i liruar 14 ditë më parë nga burgu ku vuante dënimin për vrasje ka ekzekutuar shtetasit, Mevlude Hysa 30 vjeç, Hasime Dafku 30 vjeç, Etleva Kurti 31 vjeç dhe ka plagosur tre gra të tjera në tre familje të rrethit të tij.
Ky është një akt tejet i rëndë i një vrasësi të pashpirtë. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe uroj shërim të plotë të plagosurave.
Gjithashtu dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër dhe autorin e tij mizor, Dan Hutra. Sikundër shtoj se ky krim horror është dëshmia e radhës e dominimit të krimit në këtë vend, e lidhjeve të tij të forta me zyrtarë e qeveritarë dhe e politikës së lirimit të vrasësve serial për qëllime elektorale nga Edi Rama dhe narko-policia, drejtesia e kontrolluar prej tij. sb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb