TIRANE- Pas masakrës së Resulajt ku një 24-vjeçar vrau me armë zjarri 8 të afërm të tij, ka pasur shumë reagime edhe nga politika. Kështu socialisti Namik Dokle përmes një statusi në “Facebook” teksa shpreh keqardhje për ngjarjen e rëndë, thekson se Kuvendi duhet të mblidhet me urgjencë.

Ish-krytari i Kuvendit, mes të tjerash pohoi se duhet një ligj i veçantë kundër armëmbajtjes pa leke, me dënime fikse, ndërsa jep mesazhin e qartë se duke u bërë bashkë shqiptarët, mund të shpëtojnë jetë.

REAGIMI I NAMIK DOKLES
CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???
Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat.
Cfare duhet bere pas kesaj?
1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.
2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.
3. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.
4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.
TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: