LONDËR

Policia britanike po kërkon informacion nga qytetarët, për të bërë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e një shqiptari të rrezikshëm, që jeton në Britaninë e Madhe.

Shqiptari kërkohet për një vrasje dhe tre plagosje, që i ka kryer në Shqipëri. Mediat në Britani shkruajnë se shqiptari i kërkuar quhet Arjanit Kondi ose njohur ndryshe si Arjanit Kondaj.

Arjanit Kondi kërkohet për vrasjen e një personi dhe për plagosjen e tre të tjerëve, pas një sherri në një lokal në Vlorë, në vitin 2017.

Mediat britanike thonë se një “alarm i kuq” është shpërndarë nga Interpol-i dhe një urdhër është lëshuar për arrestimin e Kondit nga Gjykata e Magjistraturës në Uestminster. Oficerët e policisë besojnë se Kondi mund të jetë në Londër dhe ai ka lidhje me zonat Battersea, South Kensington dhe Croydon.

Kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë përmes 101. Në njoftimin e policisë, thuhet se nëse e shihni këtë person, mos iu afroni, por flisni me forcat policore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb