Banorët dhe shoqatat mjedisore kanë ngritur akuza  ndaj qeverisë lidhur me masakrën mjedisore në Parkun Kombëtar të Zall Gjoçajt nga HEC-et.

Ata denoncojnë se zona po shkretohet bashkë me Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dehës që është miratuar në tetor 2018 dhe që lë 10 mijë banorë pa ujë.

‘’ Kemi dy vite që bëjmë luftë me shtetin dhe kompanitë ndërtuese. 25 kilometra lumenj futen në tubacion duke shkatërruar natyrën, ushqimin e gjësë së gjallë dhe bletarinë që zhduket në këtë zonë. Në asnjë rast nuk ka ndërhyrë AKZM për të mbrojtur zonat e mbrojtura.’’- thonë banorët.

Saktësisht ambientalistët kanë akuzuar kreun e AKZM, Zamir Dede që ka propozuar heqjen nga lista e zonave të mbrojtura të zonës që përfshin fshatrat Melthit dhe Zall Gjoçaj. Gjithsesi banorët kanë paralajmëruar se do e çojnë deri në Strasburg këtë çështje.

Ndërkohë sot ka pasur seancë në Gjykatën Administrative teksa avokatja e banorëve ka thënë se vendi u shty për në 18 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb