Prej ditësh Gjermania Perëndimore është duke u përballur me përmbytje të shumta.

Kësisoj, disa qytete janë “nën pushtetin” e ujit, ndërsa numri i viktimave deri më tani është të paktën 156 persona, me dhjetëra të tjerë që rezultojnë ende të humbur.

Mediat e huaja, kanë publikuar pamje nga “masakra” natyrore në Gjermani. Në pamjet e siguruar nga dronët, shihet shkalla e përmbytjeve dhe dëmit të shkaktuar. Hapësira të mëdha, janë të mbuluara me baltë, ndërsa të tjera, ndodhen tërësish të zhytura nën ujë. Në zonat e përmbytura këtë të diel, ka shkuar dhe kancelarja Anglea Merkel. Nga Andenau, një nga vendet më të përmbytura, ajo ka thënë:

“Janë imazhe drithëruese. Falë zotit vendi ynë mund të përballet me atë që ka ndodhur financiarisht dhe do e bëjmë sa më shpejt. Organizimi do të nisë menjëherë. Do të punojmë për të rindërtuar gjithçka. Kjo ishte një sprovë e madhe që do të na shoqëroj gjatë”, tha Merkel.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb