PARIS – Dy muzikantë të grupit “Eagles of Death Metal” tregojnë për herë të parë moment e tmerrshme të 13 nëntorit në teatrin, Bataclan, ku humbën jetën 89 persona.
Jesse Hughes dhe Joshua Homme, të cilët më grupin e tyre do të jepnin koncert në teatrin, Bataclan në Paris, rrëfejnë për masakrën që panë me sytë e tyre për revistën amerikane, Usa Vice.

“Shumë persona humbën jetën sepse nuk braktisnin miqtë e tyre të shtrirë në dysheme. Disa të tjerë shtireshin sikur ishin të vdekur dhe kanë ndenjur për minuta të tëra mes gjakut dhe tmerrit dhe shumë të tjerë u bënë mburoja për njëri tjetrin.

Ndërsa disa të rinj arritën të hynin në dhomat tona të ndërrimit por edhe deri atje terroristët arritën t’i gjenin dhe i vranë të gjithë përveç një djali, i cili ishte fshehur poshtë xhupit tim të lëkurës-”- tregojnë ende të shokuar dhe me zërin që i dridhej dy muzikantët.

“Por ajo që na preku zemrat ishte sepse shumë persona vdiqën pasi qëndruan pranë miqve të tyre, ata nuk largoheshin pa i marrë me vete, edhe pse shumë i shihnin që ishin të vdekur ata qëndruar pranë tyre, por që pak çaste më vonë plumbat e terroristëve nuk i kursyen as ata”- janë shprehur me lot në sy. (er.cu.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb