TIRANE- Gazetarët Artan Hoxha e Klodiana Lala të ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24, komentuan edhe masakrën e 11 tetorit ku në Lushnjë u ekzekutuan me kallashnikov, Jurgen Hoxha e Zamir Latifi, ngjarje për të cilën, dyshohen si autorë Laert Haxhiu e Orges Bilbili.

Ndërsa Hoxha hodhi dyshime se ngjarja kishte lidhje me “pazare të prishura të drogës”, gazetarja Klodiana Lala zbuloi një detaj të ri në lidhje me muajin nëntor.

Ajo uroi të mos ketë vrasje të tjera të kësaj natyre, duke sqaruar se muaji nëntor është edhe muaji kur trafikantët e hashashit çojnë paratë tek bosët e tyre.

“Fakti që jemi në muajin nëntor, muaj në të cilin trafikantët e hashashit duhet të çojnë paratë tek personat që ua kanë kërkuar, uroj të mos kemi vrasje të tjera”,- tha gazetarja.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: