MAMURRAS- Shkon në 3 numri i personave të arrestuar për ngjarjen e ndodhur dje në Mamurras, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë. Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, bën me dije se janë vënë në pranga:

1- Enrik (Elton) Dodë Mamli, 28 vjeç, banues në Zhejë, Kurbin.
2- Taulant Sami Bebri (Arjan Sami Tafa),26 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.
3- Dorjan Ndue Mamli, 31 vjeç, banues në Zhejë, Kurbin.

Ndërkohë ka filluar procedimi penal dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:

1- Tom Dodë Mamli, 33 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
2- Paulin (Roland) Dodë Mamli, 29 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
3- Gentjan Murat Elezi(Tafa), 30 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Për sa i përket rolit të tyre në këtë ngjarje, policia sqaron se dje rreth orës 11:30, shtetasit Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik (Elton) Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta shtetasin Dorjan Mamli, pasi ky kishte ndërhyrë për te negociuar konfliktin që kishte shtetasi Enrik Mamli me shtetasin Edmond Hasan Tafa, djalin e xhaxhait të Naim Tafës.

Pas rindërtimit të skenës së ngjarjes nga ana e grupit hetimor mësohet se në momentin që vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin “Range Rover” me targa AA 481 JT janë goditur duke u përplasur nga mjeti “Benz” me targa AA 077 CN në të cilin lëviznin shtetasit Gentjan Elezi, Taulant Bebri (Arjan Tafa) dhe Naim Tafa.

Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në të dy automjetet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Naim Idriz Tafa, 35 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, dhe janë plagosur shtetasit:

1. Altin Llesh Çoku, 30 vjeç, banues në Kurbin.
2. Idriz Elez Tafa, 59 vjeç, banues në Mamurras.
3. Taulant Sami Bebri (Arjan Tafa), 26 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
4. Besim Sali Xhetani, 68 vjeç, banues në Mamurras, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Theksojmë faktin se shtetasit Idriz Elez Tafa, Besim Sali Xhetani dhe Altin Llesh Çoku kanë që kalimtarë të rastësishëm dhe nuk kanë lidhje me ngjarje.

I dëmtuar fizikisht ka mbetur edhe Dorjan Ndue Mamli, 31 vjeç, banues në Zhejë, Kurbin, por jo me armë zjarri por si shkak i konfliktit me kushërinjtë e tij.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja armësh zjarri mod.56 kalibër 7.62 mm, 4 predha armësh zjarri,t elefona celularë, dy automjetet dhe një armë zjarri automatik mod.56 pa numër (fshirë) me dy karikatorë me nga 30 fishekë mod.56 armë e cila iu kap shtetasit Enrik Mamli.

Shtetasi Enrik (Elton) Mamli akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Taulant Bebri alias Arjan Tafa akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Dorjan Mamli akuzohet për “Moskallëzim krimi”. Tom Mamli akuzohet për

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi Paulin (Roland) Mamli akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gentjan Elezi (Tafa) akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjatë përplasjes së djeshme mbeti i vrarë Naim Tafa. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, burime pranë grupit hetimor deklaruan se dyshohet që konflikti ka marrë shkas nga prishja e pazareve në trafikun e prostitucionit dhe drogës në Itali. Sipas këtyre burimeve, konflikti nga Italia është zhvendosur në Shqipëri. Ndërkohë, mësohet se viktima kishte dalë nga burgu në Itali më 8 shtator të këtij viti, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për vjedhje, shkruan Gazeta Shqiptare. Ai u ekstradua në Shqipëri me kusht që të mos lëvizte në hapësirën Shengen për 10 vjet.

(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: