BRITANI- “Dëgjova një shpërthim të fuqishëm shumë pranë meje, ndërsa copëza lëkurë më ranë në flokë dhe në çantë. Pamje që s’do t’i harrojë kurrë. Uroj që askush mos ti provojë”. Kjo është dëshmia tragjike që vjen një prej të plagosurve nga sulmi në ‘Arena Manchester’, ku humbën jetën tragjikisht 22 persona dhe u plagosën mbi 59 të tjerë. Abby Mullen nga Airdire, North Lanakshire, i cili ishte në koncertin ku këndonte këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande, ka folur për ‘Daily Mail’ ku ka treguar orët e tmerrit.

40AE598A00000578-4531940-image-a-40_1495497251895

“Nuk e di se ça mund të ketë në flokët e mia, veç Perëndia e di. Dëgjova një shpërthim, gjak dhe njerëz që vraponin me pjesët e trupit të copëtuara, copëza lëkure që u mungonin”, rrëfen Abby Mullen.
Ndërkohë, Gary Walker, nga Leeds, i cili ishte në vendngjarje bashkë me gruan dhe dy vajzat, pohoi se ngjarja ndodhi pas këngës së fundit në koncert.

40B0061200000578-4532478-image-a-72_1495506057787

“Po prisja që fëmijët të dilnin jashtë. Kemi dëgjuar këngën e fundit dhe shumë dhe më pas pamë që truma e njerëzve dilte jashtë mes panikut. Ndjeva pak dhimbje në këmbë. Gruaja ime tha: “Duhet të shtrihem”. Ajo kishte marrë një plagë në stomak dhe ndoshta kishte thyer këmbën”, tha dëshmitari. Ndër të tjera ai theksoi se gruaja e tij ishte nxjerrë nga ndërtesa me anë të një tavoline.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: