Pas sulmeve në Nice, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kritikuar qeverinë se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për sigurinë.

Sipas BBC, Sarkozy ka bërë thirrje që çdo shtetas i huaj i cili ka lidhje me islamin radikal të dëbohet nga Franca.

“Demokracia nuk duhet të jetë e dobët. Demokracia duhet të thotë ‘Ne do ta fitojmë luftën’ ka thënë ai.

Deklarata e Sarkozy erdhi pas sulmeve terroriste në Nice të cilat lanë të vdekur 84 persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Shumë të mbijetuar akoma nuk kanë lajme nga më të dashurit e tyre. Deri më tani vetëm 35 trupa janë identifikuar zyrtarisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: