Bashkia e Parisit ka njoftuar se Kulla Eifel do të jetë e ndezur në ngjyrat e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe flamurit simbol të homoseksualëve, atë me ngjyrat e ylberit në shenjë nderimi për viktimat e Orlandos.

“Do të tregojmë solidaritet me viktimat e sulmit terrorist në Orlando”, deklaroi kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo e cila shprehu dhimbjen, solidaritetin dhe dashurinë për popullin amerikan.

Edhe ekipi i kombëtares franceze te futbollit publikoi një mesazh mbështetjeje shoqëruar me një fjongo ku shfaqej flamuri amerikan së bashku me flamurin e komunitetit Gay.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: