Televizioni qipriot “TV One” bën të ditur se policia dyshon që vrasësi shqiptar me pagesë, Aleks Burreli është ekzekutuar nga porositësi i vrasjes së biznesmenit Fano Kalopsidiotis, që ndodhi para disa javësh.

Burime konfidenciale nga Policia qipriote, kanë thënë për televizionin se ka dyshime të forta që Burreli të jetë ekzekutuar, në mënyrë që të mos gjendet porositësi i masakrës së 23 qershor, ku humbën jetën katër vetë, mes tyre edhe vrasësi tjetër me pagesë, shqiptari Jani Vogli.

Policia vazhdon hetimet dhe kërkimet për gjetjen e shqiptarit Aleks Burreli. Pritet që informacione të vlefshme do të japë drejtuesi i mjetit që e shoqëroi atë në arratisjen pas masakrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 qershor në një restorant në Qipro, ku biznesmeni i njohur qipriot ishte duke darkuar me miqtë e tij. Në tavolinë ndodheshin edhe dy fëmijë, që fatmirësisht shpëtuan, por nga plumbat mbetën të vrarë biznesmeni dhe 3 të tjerë, përfshirë edhe shoqëruesin e Aleks Burrelit, Jani Vogli vrasja e të cilit mbeti disi e paqartë. Pas masakrës Burreli u arratis dhe është ende në kërkim nga policia

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: