Është shënuar viktima e gjashtë e masakrës së Ditës së Falenderimeve në Wisconsin.

Bëhet fjalë për një fëmijë 6 vjeç, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Darrell Brooks, 39 vjeç, është arrestuar si autor i masakrës që regjistroi 6 të vdekur dhe shënoi dhjetëra të plagosur. Gjykata ka vendosur arrest me burg për të, ndërsa ka vendosur dhe një lirim me kusht për shumën e 5 mln eurove.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të vdekur, kur Brooks, hyri me makinë brenda marshimit të njerëzve, duke shkaktuar një kaos të vërtetë. Policia ka thënë se në mesin e të plagosurve ka 18 fëmijë, ndërsa viktimat janë të moshave të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: