Me një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrave të djeshme në Tiranë, ka nisur kjo seancë plenare.

Ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla që kërkoi këtë nderim për viktimat, ndërsa bëri thirrje që agresori të marrë dënimin e merituar.

“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agesori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit. për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb