TIRANË 

Media prestigjoze AFP ka shkruar rreth fatit të një familjeje shqiptare nën komunizëm, të cilët janë vrarë dhe pushkatuar nga regjimi në fuqi i Enver Hoxhës. AFP na tregon historinë e Jovan Plakut, i cili ka gjetur eshtrat e 13 njerëzve në afërsi të Dajtit, të vrarë nga ushtarakët e Hoxhës, ndërsa në mesin e tyre janë edhe eshtrat e babait.

Një dekadë pasi ka ndodhur ngjarja e kobshme, 45-vjeçari shpreson që më në fund të gjejë eshtrat e babait të vrarë në kohën e periudhës komunist në Shqipëri. Kjo, pasi Shqipëria po vijon një rrugëtim të rëndësishëm për të identifikuar viktimat nën regjimin e Enver Hoxhës.

Këto të vdekur janë ndër personat që iu janë gjetur eshtrat, ndërsa besohet se në afërsi të malit të Dajtit, nëpër pyje janë ekzekutuar më shumë se 5000 vetë. Fati dhe vendndodhja përfundimtare e shumë prej tyre mbeten të panjohura, gati tre dekada pas rënies së komunizmit në vitin 1991.

Viktimat e vrasjeve ishin kundërshtarë politikë, besimtarë fetarë ose qytetarë të rregullt të raportuar për “tradhti”, “spiunazh” ose “sabotim” kundër regjimit të diktatorit Hoxha.  Pasi ra komunizmi në vend, Shqipëria fillimisht ka hezituar që të hapë dosjet apo që të jetë e aftë të përballet me të kaluarën. Pra, më në fund ndoshta ka shpresë për njerëz që nuk kanë gjetur as eshtrat e babait, si rasti i Jovan Plakut.

Babai i tij Koço Plaku, një inxhinier me profesion, u dënua me vdekje, dy vjet pas një gjyqi me dyer të mbyllura në vitin 1975. Gruaja e tij ishte shtatëzënë dhe ishte e detyruar që të divorcohej, për të shmangur dëbimin nga vendi. Tashmë, Jovan Plaku ka arritur që të gjejë disa foto nga gjyqi i babait të tij të ndjerë. Më pas ai mësoi se babai i tij ishte dënuar për “sabotim” dhe “spiunazh”, fill pasi Tirana ndërpreu marrëdhëniet me Moskën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jovani intervistoi dhjetëra njerëz, madje shpesh duke pasur përballë dhe ekzekutuesit e babait të tij. Përfundimisht, Plaku identifikoi malin e Dajtit si vendin e mundshëm të vrasjes së të atit. Së bashku me një burrë tjetër në kërkim të një babai të humbur, ai kaloi disa muaj duke gërmuar në mal, para gjetjes së mbetjeve njerëzore. Tani procesi për zbardhjen e krimeve po fillon më në fund pas nisjes në nëntor të një projekti me Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP).

Plaku, së bashku me rreth 30 të tjerë, ofroi mostër të ADN-së për të gjetur babanë. Ai shpreson që më në fund të “mbyllë këtë kapitull” të jetës së tij për të pasur një moment të qetë, një cigare dhe mundësinë për të hedhur lule në vendin ku babai i tij do të ishte qëlluar me një plumb në shpinë të qafë më 28 qershor 1977.

(d.xh/ Balkasnweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb