Kryebashkiaku i Bucha-s, Anatoly Fedoruk ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë.

Në një intervistë për mediat italiane, ai ka theksuar në çdo vend në Ukrainë ka të shtëna dhe se është shumë e rrezikshme për civilët që të lëvizin.

Rrugët kryesore dhe jo vetëm bllokoheshin nga rusët dhe jo vetëm ka treguar ai, ndërsa është shprehur se forcat ruse të Vladimir Putin qëllonin edhe njerëzit që lëviznin me makina apo edhe në këmbë.

“Askush nuk mund ta imagjinonte këtë masakër. Një në dhjetë qytetarë janë qëlluar”, ka thënë ai,.

Ndërsa ka komentoi edhe fotografinë e djalit 6-vjeçar që bëri xhiron e rrjetin pasi u pa në varrin e nënës së tij duke i vendosur ushqim, tha se është ngjarje e rëndë dhe se nuk mund t’ja kthejnë dot nënën, por do të ketë mbështetje maksimale”.

Gjithashtu ka treguar se masakrat ruse nuk kanë ndalur.

“Isha fshehur në një shtëpi private dhe pashë një ekzekutim të një makine plot me njerëz që përpiqeshin të evakuoheshin. Ata ishin civilë që po përpiqeshin të lëviznin drejt Kievit në rrugën e arratisjes. Rusët qëlluan në drejtim të makinës dhe burri brenda u lut të mos vriste gruan e tij shtatzënë, por ata qëlluan me gjakftohtësi dhe e vranë atë”, ka treguar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb