SPEZIA

Një djalë i ri ka masakruar me grushte dhe me shkelma një prostitutë në Spezia, në një ngjarje që mediat italiane, e përshkruajnë shumë të rëndë.

Djali, pasi ushtroi një dhunë barbare ndaj prostitutës 50 vjeçe dhe e vodhi atë, iku me skuter nga vendngjarja. Prostituta përfundoi në spital me kocka të thyera e me hundë të mavijosur, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Autori i sulmit është Alessandro Talamo, 34 vjeç, nga Migliarina, i arrestuar menjëherë pas sulmit nga policia. Mëngjesin e djeshëm, gjatë marrjes në pyetje,  burri rrëfeu gjithçka dhe shpjegoi se kishte probleme me karakterin, për shkak të përdorimit të zakonshëm të drogës.

Sipas dëshmive të mbledhura nga deklaratat në seancë, Talamo kishte rënë dakord për një performancë seksuale me gruan, por, kur ata ishin gati të largoheshin, ai e sulmoi atë për t’ia marrë paratë (40 euro) dhe telefonin celular, si dhe një skuter.

Oficerët e policisë e ndaluan burrin, menjëherë pas ngjarjes; ata nuk e dinin emrin e tij, por duart dhe këpucët e tij ishin ende të njollosura me gjak. I riu ishte në shoqërinë e një 20-vjeçari, pa lidhje me ngjarjen, që kishte urdhër të mos shkelte në qytet. Policia i gjeti autorit provat, si dhe çelësat e skuterit. I riu akuzohet për plagosje dhe grabitje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb