Detaje të tjera nga plagosja e 38-vjeçares në Korçë 3 ditë më parë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se autori Aleko Myrtollari, me origjinë nga Porodina ishte fshehur përreth fshatrave të Korçës.

Gjatë 2 ditëve u ushtruan kontrolle te pandërprera nga policia, u morën kontakte me familjarët duke iu thënë se policia ishte në kërkim të tij derisa vetë autori vendosi që mbrëmjen e së mërkurës të dorëzohej vetë në komisariatin e Korçës.

Në lidhje me tentativën për të vrarë gruan, 46-vjeçari nuk ka shprehur motiv. Sipas burimeve nga policia autori ende nuk ka dëshmuar.

Nga ana tjetër Marjola Myrtollari, e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti është dërguar dje për mjekim të specializuar në Tiranë.

Çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve çifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa.

Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb