“I kam shkruar një letër Papës, ku i kërkoja falje për atë që kam bërë 25 vite më parë dhe i lutesha për paqe. Pas disa ditësh ra telefoni: ‘Jam Francesco, Papa Francesco’. Tani do ia kushtoj jetën time të tjerëve”. Këto janë fjalët e Pietro Masos, që masakroi prindërit më 17 prill të vitit 1991 në Verona, i ndihmuar nga tre bashkëpunëtorë.

“Mëshirë për mua”- Maso rrëfehet në një intervistë të gjatë për të përjavshmen “Chi” dhe fillon kështu: Quhem Pietro Maso, në korrik mbush 45 vjeç dhe kam qëndruar në burg për 22 vjet për vrasjen e prindërve të mi më 17 prill 1991. Unë isha ‘e keqja’. E megjithatë Papa Francesco pati mëshirë për mua. I shkruajta një letër që iu dorëzua nga ati im shpirtëror, monsinjor Guido Todeschini. Dhe pas pak ditësh Papa më telefonoi. Ai dhe Don Guido janë njerëz të shenjtë”

“Alo, jam Papa”-mbi telefonatën kujton: “Ishte ora 10 e mëngjesit dhe ra telefoni. Isha me Stefanian, partneren time, përgjigjem dhe dëgjoj: ‘Jam Francesco, Papa Francesco’.

I mbërthyer nga emocionet i them me zë të lartë: “Shenjtëri! Ishte viti 2014. I kisha shkruar një letër ku i thosha ‘Kërkoj falje për çfarë kam bërë, kërkoj lutje për kolegët e mi të punës që më kanë pranuar pavarësisht asaj që kam bërë, kërkoj një lutje për kë punon për paqen’”.

Pietro Maso, që në burg ka nisur një proces për afrim me besimin, tregon se ka përfituar edhe ndërmjetësimin e Papa Gjon Palit të II. Monsinjor Todeschinit, “i vetmi që më ka dhënë dorën, Papa Gjoni Pali i II i tha: ‘Shko përpara’”.

Maso më pas kërkon të shpjegojë motivet e asaj çfarë ka bërë dhe thotë: “Tani që kam vuajtur dënimin tim mund ta them: Unë nuk i kam vrarë prindërit e mi për para, sepse paratë do t’i merrja gjithsesi. Deklarova se motivi ishin paratë, sepse kur kryem vrasjen një miku im kishte marrë një borxh dhe ishim keq për para. Por kam tentuar edhe herë të tjera për t’i vrarë. Unë kam qenë i sëmurë që i vogël dhe prindërit më thoshin ‘Mos shko të punosh sepse je i sëmurë’, ‘Mos dil sepse je i sëmurë’, ‘Mendojmë ne për të gjitha’. Është si të jesh gay dhe të tutë të mos e dinë. Të shohin të ndryshëm, je keq dhe nuk e kupton përse. Nuk mund të flasësh lirshëm sepse të tutë nuk duan. Qëndron në shtëpi dhe vuan. Ky siklet mund të jetë motivi”.

Maso ka humbur punën dhe u nda nga gruaja Stefania. Është transferuar në Spanjë, ku do të hapë një qendër rehabilitimi. “Dua të pres këdo që ka gabuar dhe që është në mes të rrugës. Dua t’i jap një drejtim tjetër jetës sime. Vetëm kush është i huaj e kupton të huajin. Vetëm kush është në burg e kupton atë që ka qenë në burg”.

(m.k/TGCOM/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb