ZVICER

Pronari i banesës në të cilën ka jetuar 75-vjeçarja e akuzuar për vrasjen me thikë të 7-vjeçarit kosovar në Basel, ka folur rreth qiramarrëses së tij, për të cilën dihet shumë pak.

E vetmja gjë që  i kishte bërë përshtypje lidhur me të moshuarën  ishte fakti se Policia dhe Prokuroria shkonte të paktën 2 ose 3 herë në banesën e saj.

“Ajo ka jetuar e vetme dhe ka bërë një jetë modeste. Gjithmonë ka paguar qiranë me rregull, nuk ka përdorur lëndë narkotike, dhe nuk ka qenë alkooliste”, është shprehur ai.

Ai ndër të tjera bën me dije se e moshuara zvicerane kurrë nuk ka qenë në burg ose në psikiatri.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb