Policia greke ka njoftuar mëngjesin e sotëm arrestimin e dy 24-vjeçarëve, një greku dhe një shqiptari, si autor të vrasjes së 42-vjeçarit grek gjatë sherrit të djeshëm në zonën e Rafinjas.

“Policia greke dëshmoi edhe një herë se po vepron me efektivitet me arrestimin e dy vrasësve të 42-vjeçarit në Rafinë”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos në llogarinë e tij në Twitter.

Hetimet i ka marrë në dorë Drejtoria e Sigurimit të Atikës dhe pasditen e djeshme 3 persona u thirrën për dëshmi në Policinë e Rafinës.

Sa i përket viktimës, ai ishte banues në Marathon dhe frekuentonte lokalin ku nisi sherri me një grup prej 5 të rinjsh, shumica prej tyre shqiptarë, por që rezultoi fatal për 42-vjeçarin.

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një debat që viktima ka pasur me disa nga të rinjtë brenda dyqanit. Fillimisht 42-vjeçari është grindur jashtë tualetit të lokalit me autorët dhe më pas sherri është transferuar në tavolinën ku ishte ulur i pafati me miqtë e tij.

Grghre
Grghre

Gjakderdhja nisi kur njëri nga të rinjtë i foli keq të dashurës së 42-vjeçarit. Për momentin tensioni duket se  ra, por 5 të rinjtë e kanë pritur në trotuar dhe sapo ka dalë, kanë nisur ta rrahin me grushte dhe shkelma. Viktima ka rezistuar por në një moment njëri prej autorëve e ka goditur me levë hekuri në kokë 42-vjeçarin.

Në një video të siguruar nga protothema.gr , shihet makina e patrullës kur ka mbërritur në pikën e sherrit vdekjeprurës pak pas orës 2 të mëngjesit.

https://youtu.be/Q4tKlN9BNfM

Pak minuta më vonë, një punonjës policie vrapon me elektrik dore në dorë duke kërkuar autorët e përfshirë në sherr, ndërsa qytetarët kalimtarë ia mbathin me vrap duke parë 42-vjeçarin të përgjakur në tokë.

Ndërkohë, në orën 2:31 ka mbërritur autoambulanca e EKAB-it, e cila ka marrë 42-vjeçarin dhe e ka transportuar të plagosur rëndë në Spitalin e Kryqit të Kuq. Viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb