Policia ditën e djeshme arrestoi vëllezërit Emiljano dhe Erildo Zyka pasi bëjnë për spital vjehrrin e motrës së tyre.

Ata akuzohen se gjatë ditës së djeshme kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit me inicialet J.S., 62 vjeç, banues në Patos, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe në trup.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas shqetësimeve të motrës së tyre, e cila ankohej për trajtimin që i bënte babai i të shoqit. Për t’i marrë hakun motrës, të dy vëllezërit e së resë i kanë shkuar në shtëpi 62-vjeçarit, ku pasi kanë debatuar me të, e kanë rrahur derisa i kanë shkaktuar dëmtime fizike.

Ata i kanë kërkuar që të mos merret më me motrën e tyre, pasi ai e kishte shqetësuar, fyer dhe keqtrajtuar disa herë në sy të njerëzve të tjerë, duke i sjellë dëme dhe ngarkesa psikologjike.

Burime nga policia bënë të ditur se gjatë marrjes në pyetje, djemtë kanë deklaruar se ishin detyruar ta rrihnin 62- vjeçarin, pasi motra e tyre ishte ngarkuar kaq shumë psikologjikisht, sa po binte në depresion për shkak se vjehrri ia nxinte jetën.

Rrëfimin e tyre të plotë e gjeni në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/06/10/masakruan-vjehrrin-e-motres-vellezerit-ja-si-eshte-e-verteta/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb