TIRANË- Megjithëse duhet edhe një muaj për tu luajtur, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur të marrë masat për mbarëvajtjen e takimit me Serbinë në “Elbasan Arena”.

Mesditën e sotme kreu i FSHF-­së, Armando Duka është takuar me ambasadorin serb të akredituar në Tiranë, Miroljub Zariç për të diskutuar mbi detajet e këtij takimi. “Biseda me presidentin ishte një bisedë shumë miqësore dhe besoj në një ndeshje në me frymën sportive. Ne kemi besim te institucionet shqiptare, për një organizim të mirë. Federata e ka përvojën e duhur, pastaj mikpritja është tradita në Ballkan, por dua t’iu them se i rëndësishëm edhe roli i medias këtu dhe në Serbi” – tha ambasadori serb në Shqipëri.

Nga ana e tij presidenti Duka deklaroi se është i sigurt që në takimin e 8 tetorit nuk do të ketë asnjë incident. “Patëm një takim informues dhe fillimi i një programi bashkëpunimi për të organizuar një ndeshje futbolli asgjë më shumë. Ne kemi nevojë për pikë. Çdo lloj keqorganizimi që kam besim që nuk do të ndodhë është në dëmin tonë dhe të asnjë tjetri, por me masat që do të merret asgjë nuk do të ndodhë. Mbi të gjitha si në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie nuk ka pasur asgjë të keqe nga spektatorët tanë. Çdo ekip që vjen në Shqipëri largohet me përshtypje të mirë dhe jam i bindur që kështu do të largohet edhe Serbia” – deklaroi Duka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: