Kina do të lehtësojë kufizimet drastike të vendosura që prej dy muajsh për fluturimet ndërkombëtare, njoftoi sot një zyrtar i sektorit, ndërkohë që shumë kinezëve të bllokuar jashtë vendit kërkojnë të kthehen në vend.

Duke iu trembur rasteve të importuara me koronavirus, Kina, ku epidemia u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019, reduktoi në fund të marsit fluturimet mes Kinës dhe pjesës tjetër të botës me një linjë në javë për kompani, kineze apo të huaj.

Në fillim të prillit, fluturimet ndërkombëtare me mbërritje dhe nisje nga Kina kanë rënë në 1% të nivelit para epidemisë.

Por, duke filluar nga e hëna e 1 qershorit, limiti do të kalojë nga 134 fluturime në 407 fluturime në javë”, deklaroi zëvendësdrejtori kinez i aviacionit civil, (CAAC), Li Jian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: