Nga sot rikthehet ora policore duke nisur nga 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Ditën e sotme po ashtu ka nisur mësimi online për studentët në Universitete, ndërsa për sistemin parauniversitar shkolla do të startojë më 11 janar. Vendimi në fjalë erdhi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Për 12 ditë me radhë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar, Komiteti i Ekspertëve vendosi që të kufizonte lëvizjet e qytetarëve, duke vendosur orën policore nga 20:30 deri në 06:00. Përjashtim nga ky rregull kanë bërë të gjithë ata persona që kanë lëvizur për emergjenca shëndetësore apo dhe motive pune. Kujtojmë se të gjithë ata që lëvizin jashtë kësaj fashe orari, duhet të pajisen me një autorizim në portalin e-albania.

Ndër masat e tjera që ndërmori Komiteti i Ekspertëve ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar, ndërsa të gjithë personat që vijnë nga ky shtet, duhet të bëjnë karantinën 14 ditore, në kuadër të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: