ELBASAN

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka vijuar me inspektimet, këtë rradhë në burgun e Elbasanit. Inspektimi u krye për verifikuar në terren masat parandaluese anticovid, dhe përmirësimin e kushteve për trajtimin e personave të dënuar, si edhe t’i dhënë mbështetje punonjësve të policisë së burgjeve dhe stafit civil në këto kohë pandemie.

Ministrja Gjonaj vuri theksin tek masat anticovid dhe sidomos tek protokollet e sigurisë për të shmangur problematikat e pandemisë tek stafi i burgjeve dhe tek të dënuarit. Në vijim Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare të mos ndikojë absolutisht për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë.

Ministrja vizitoi mjediset e përbashkëta të të dënuarve, sallën e komunikimit online me familjarët, infermierinë dhe ambjentet shëndetësore të burgut të Elbasanit dhe bashkëbisedoi me stafin mjekësor të IEVP-së. Ministrja Gjonaj kontrolloi personalisht kuzhinën e IEVP-së, programin e ushqimit, si edhe protokollet sanitare të stafit mbështetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: