Kreu i PD, Lulzim BAsha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se takimet që ai zhvillon gjatë fushatës elektorale janë të planifikuara me masa ndaj COVID-19.

Ai thotë se merr të gjitha masat duke përshëndetur me disa fjali qytetarët, madje duke i kërkuar të mbajnë distancë e maska, por thekson se nga ana tjetër se ka entuziazëm në padurim.

Lideri i opozitës shton se Rama e ka kthye në refren  të fushatës së tij, por nga ana tjetë siguron se COVID-19 nuk është problemi i kryeministrit aktual.

LULZIM BASHA NË REAL STORY (PJESË NGA INTERIVSTA)

LULZIM BASHA: Kam respektuar dhe do respektoj deri në ditën e fundit në politikë lirinë editoriale, duke e ndarë nga faktet. Duke shtyrë që faktet të prevalojnë mbi opinionin.
PYETJA: Pse ja keni lënë fushatës lirinë, në situatë delikate?
LULZIM BASHA: Çfarë keni parasysh me liri?
PYETJA: Jemi vend ballkanas, PD e përjeton fushatën edhe në kushte më të vështira
LULZIM BASHA: Jo vetëm, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Ku isha sot, dje, entuziazëm në padurim.
Për mua nuk prevalon. Çdo takim është i planifikuar. As unë, as ti dhe të ftoj të vish me mua. Nuk mund të ndalojë entuziazmin. Marr të gjitha masat për maskat dhe distancë. Bëj një përshendetje të shkurtër, por ky nuk është . Rama e ka bërë refren, që fushata ime bën rrezik. COVID-119 nuk është problem për Ramën. Masa e parë do ishte për urbanet, e dyta për lokalet. Si sardele, cep më cep. Nuk është COVID-19 pandemia. Shqetësimi i tij është që nuk ka përgjigje për ato që ka bërë si kryeministër. Ka 2-3 tema, sulme ndaj meje, ndaj PD, rindërtimi i pandemia. Kryeministri në ikje s’ka program, është kthyer në satelit ndaj kandidatit për kryeministër. S’po bën minimumin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb