TIRANE

38 konsuj nderi të Shqipërisë që kanë lëvizur deri më sot me makina me targa diplomatike, kanë udhëtuar në shkelje të ligjit, që do të thotë se konsujt e nderit, pavarësisht nga shtetësia, ekskluzivisht për qëllime zyrtare, përdorin një automjet, i cili pajiset me targë të zakonshme kombëtare dhe me një shenjë dalluese, ovale, në të djathtë të targave kombëtare, me simbolet HCC.

Në një deklaratë për mediat Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, tha se konsujt e nderit nuk do ta gëzojnë më këtë privilegj, dhe iu kërkoi atyre të dorëzojnë targat diplomatike duke nënvizuar faktin se jo të gjithë kanë qenë bashkëpunues me protokollin

Një tjetër reformë që paralajmëroi Cakaj, do të jetë për pasaportat diplomatike. Ai tha se shumë shtete kanë vënë në pikëpyetje pasaportën diplomatike për shkak të kritereve në bazë të të cilave ështëlëshuar deri tani.

Reformat e njëpashnjëshme, pasojnë skandalin e transportimit dhe humbjes së  pasaportave në Athinë, apo skandalin ku u përfshi shtetasi indian Nitin Sandesara me pasaportë shqiptare që ishte Konsulli Nderit të Shqipërisë në Nigeri , i kërkuar për akuzat e mashtrimit në Indi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: