TIRANA

Nga nesër tregu i Kombinatit, i cilësuar si më problematiku në Tiranë për mosrespektimin e rregullave do të jetë nën masat drastike dhe i monitoruar nga Policia dhe Ushtria.

Rama shprehet se tregu po bëhet gati që nga nesër të gjithë të blejnë me rregullat e distancimit social dhe higjienës për t’u ruajtur nga koronavirusi.
Ai shprehet se kujdësi nuk është asnjëherë i tepërt.

STATUSI I EDI RAMËS

?KOMBINAT, TIRANË – KUJDESI NUK ËSHTË ASNJËHERË I TEPËRT!

PO BËJMË GATI TREGUN E KOMBINATIT DHE NGA NESËR TË GJITHË DO TË BLEJMË ME RREGULLA.

DO T’IA DALIM! #BASHKË

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb