Ish- ministri i PD Tritan Shehu thotë se Shqipëria deri tani nuk ka asnjë karantinë për koronavirusin.
Edhe pse deri tani Shqipëria nuk ka pasur asnjë të prekur por vetëm disa të dyshuar me koronavirus që rezultuan negativë Shehu shprehet se është e nevojshme një karantinë.

Shehu më tej shton se karantina nuk mund të jetë një dhomë me disa shtretër por një strukturë komplekse në projekt, organizim e funksionim.
Ish- ministri i bën apel shtetit të ketë një prezencë trë ngushtë bashkë me strukturat përkatëse në vendet fqinje të Italisë dhe Greqisë të cilat janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri.

 

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Shqiperia nuk ka asnje “Karantine” ndaj virusit “kinez”.
Heshtja e plote e Shtetit, me gjithe insistimin, per te shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantine” qe flasin, si eshte organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshem ne funksion te saj e te mbrojtjes nga ajo epidemi e mundeshme, flasin per mos egzistencen e saj, apo per ndonje te tille vetem ne 3D.
Nje “karantine” mbrojtese ne kete rast nuk mund te jete ndonje “dhome” me disa shtreter, por nje strukture shume komplekse ne projekt, organizim e funksionim.
Masat e deritanishme tek ne jane shume superficiale e ne nivel propagande, qe nuk japin asnje siguri, duke filluar qe nga disa “maska” te ekspozuara per te hequr vemendjen, kur ne fakt dhe ato vete nuk garantojne asgje.
Duhet menjehere seriozitet, trasparence, bashkepunim, dislokim fondesh e jo keq perdorim te tyre me disa PPP abuzive e vecanerisht nje kordinim, mbeshtetje e prezence e ngushte me strukturat perkatese te Italise e Greqise, qe jane shume te interesuara ne forcimin e masave mbrojtese ne Shqiperi.
Teorite konspirative te “sekretit shteteror” jane vetem “gjethe fiku” e te denja per rregjimin e Kim Jong-un.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb