KOSOVE

Një reagim i këngëtarit Labinot Tahiri javën e kaluar shkaktoi shumë polemika në media. Ai doli kundër vendimit të ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, i cili deklaroi se këtë vit mund të mos ketë organizime të dasmave, ahengjeve apo ngjarje që përfshijnë turma të mëdha njerëzish.

E për këtë gjë reaguan edhe kolegët e Labit, disa duke e kundërshtuar e disa duke i dalë në mbrojtje të tij. Këngëtarja Big Mama është njëra nga ato që e ka treguar mbështetjen e saj për kolegun Tahiri, teksa u prononcua në një intervistë për RTV 21.

Big Mama tha se ashtu si çdo profesion tjetër i zakonshëm, edhe muzikantët e kanë burim jetësor muzikën dhe koncertet, ndaj sipas saj nuk duhet të ketë ndalim të organizimit të tyre.

“E mbështesë plotësisht deklaratën e Labinot Tahirit, e njoh shumë mirë shpirtin dhe personalitetin e tij, Labi nuk është keq për një sezon ai ka aq buxhet, por ai atë deklaratë e dha në emër të muzikantëve sepse ka muzikantë që me shpirt e presin atë verë dhe gjithë dimrin jetojnë me sezonin e verës”, ka thënë Big Mama.

“Do Zoti të ketë sezon se ky është zinxhir, si restorante si të gjithë bukë e kemi këtë edhe ne duhet të mbushim frigoriferin edhe ne kemi shpenzime”, u shpreh ajo më tej. Ndërkohë këtë deklaratë televizive të koleges së tij, Labi vendosi ta ndajë me fansat në rrjetin social Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb