Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një lidhje live për News24 ka përshëndetur masat e marrë nga qeveria për kufizimin e lëvizjes apo mbylljen e bizneseve dhe qarkullimit rrugor.

Veliaj shprehet se Rama u soll si lider i vërtetë që nuk do popullaritet menjëherë teksa theksoi prej vendimeve të tij sot kurba e koronavirusit në Shqipëri është më e ulët se kudo tjetër.

Po ashtu ai theksoi se vendimet që mori Shqipëria herët tani po i marrin vendet e tjera me shumë vonesë.

 

 

”E kam përshëndetur çdo ditë të gjithë sjelljen dhe vendimmarjen e kryeministrit. Ose do bënte vendime të lehta që i kënaqin njerëzit, ose të sillej si lider, masa drastike që u morën nga të tjerët. Respekt për vendimmarrjen. Lider i mirë është ai që nuk do popullaritet menjëherë. Kurba në Shqipëri është ulur më shumë se kudo tjetër. Sot në Nju Jork ushtria amerikane po vendos spitalet. Vendet e tjera po bëjnë me vonesë.

 

Patjetër që po tregojmë kujdes, nuk është puna tek trembja por siç është rasti i drejtori I Urgjencës por më shumë është paralizimi nga puna. Duhet të bëjmë një kujdes. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak i bëjmë online. Kështu që po mundohemi të ruajmë efiçencë maksimale me kontakt minimal.

Jam më shumë në telefon me familjen time prej distancës. Me nënën, djalin, bashkëshorten. Distanca është fizike por më shumë shpirtërore.”- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: