Pak pas zbardhjes së vendimit të Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi që për të paktën gati 1 muaj mësimi në universitete të zhvillohet online, gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se situata në fjalë erdhi pas shtimit të rasteve nëpër spitale.

Në një lidhje telefonike për “News24” Skëndaj pohoi se ende nuk dihet se kur do të hapet spitali COVID3.

“Zonja Mira Rakacolli pranoi atë që themi prej 1 jave, pasi situata është e renduar. Është parë një qëndrueshmëri e rasteve me komplikacione. Situata vlerësohet si më e përmirësuar. Rastet që mbërrin në dy spitalet që thuajse janë mbyllur plot, është treguesi kryesor që e ka detyruar komitetin të marrë këto masa. Po shihet mundësia që lokalet në Bllok të mbyllen pas orës 22:00. Nuk u tha ende se kur do të hapet COVID 3 apo 4. Nuk kemi asnjë informacion nëse ka staf mjekësor për COVID 3. Na kanë thënë se ekziston një staf, por se kemi parë ende që të rreshtohen në detyrë tek ish-Kirurgjia e vjetër. Gjithçka ka qenë në bazë të deklaratave. Ne ambientet e ish-kirurgjisë u bënë punime dhe u shtri sistemi i oksigjenit.”, tha Skëndaj në raportimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: