Në disa qytete australiane është protestuar kundër masave të ashpra, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Mijëra persona janë mbledhur në Sidnej, derisa organizime më të vogla janë raportuar në Melbërn dhe Brisbejn.

Njerëzit kanë bërtitur “liri”, teksa kanë marshuar në qendër të Sidnejt.

Zyrtarët kanë thënë se kanë kryer 57 arrestime.

Qeveritë në Australi kanë rikthyer masat e izolimit, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka sfiduar strategjinë paraprake të këtij vendi, që përfshinte mbyllje të kufijve, programe të karantinës dhe izolime të shpejta, që ka ndihmuar në uljen e numrit të të infektuarve.

Shkalla e vaksinimit mbetet e ulët në këtë vend, pasi më pak se 14 për qind e popullsisë është imunizuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopikins, Australia ka regjistruar 32,594 raste dhe 916 viktima, prej shpërthimit të pandemisë.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb