Me lënien në fuqi të masave kufizuese për frenimin e Covid 19, biznesi prodhues në vend që vazhdon të jetë i dëmtuar, kërkon një mbështetje të re nga qeveria.

Prodhuesit shqiptarë shprehen se po përballen me vështirësi serioze ndërsa nuk po gjejnë mundësi financimi për të vijuar aktivitetin. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra thotë se tashmë biznesi vendas po përballet me sfida të shumta.

“Prodhimi vendas po vuan nga disa sëmundje të cilat kanë filluar dhe kanë lindur në 2020 dhe vazhdojnë të trashëgohen në 2021.Sëmundja e parë është ne sot kemi problem likuditeti. Kompanitë janë drenuar janë boshatisur nga likuiditeti. Kemi një ulje të produktivitetit dhe kjo vjen edhe për shkak të mungesës së porosive dhe kontratave nga jashtë. Kemi një problem shumë të madh i cili do kthethet në emergjencë kombëtare ikja e punonjësve të aftësuar dhe problem tjetër që kemi ne prodhuesit është garantimi i eksporteve sot ne nuk kemi të garantuar eksportet”,- tha Arben Shkodra.

Edhe eksperti i ekonomisë Adrian Civici i sugjeron qeverisë që të reagpjë sa më shpejt në mbështetje të biznesit prodhues vendas. Sipas profesor Civicit të gjendur në një vit elektoral, dhe me sfidën e rimëkëmbjes, qeveria duhet të mbështesë prodhimin vendas dhe të krijojë lehtësi fiskale për ta.

“Nuk mund të flitet në të njëjtin sens për paketa ndihmëse dhe mbështetëse sic ndodhi në muajin mars korrik dhe shtator të viti të kaluar por duhet të kalojm në një nivel më cilësor me politika të rëndësiëhm ekonomike dhe struktutore që lehtësojnë aktiviteitn e biznesit që e clirojnë nga disa detyrime që janë të lidhura me aktivitetin e tij që janë kryesisht lehtësi të natyrës fiskale tatimore, shtyrje të detyrimesh të ndryshme që ato kanë apo detyrimesh të prapambetura që aot kanë në këtë periudhë të vështirë”,- tha Civici.

Që nga nisja e pandemisë së coronavirusit biznesi prodhues vendas është penalizuar nga kufizimet e orarit te punes, prej orës 20.00 deri ne 06.00, ku ndalohet aktiviteti në të gjitha lokalet dhe njësitë e shërbimit.

“Masa të këtilla të cilat nuk po japin efekt po na vështirësojnë mënyrën e të bërit biznes pa ndonjë qëllim afatgjatë dhe ne po e shohim këtë gjë sepse ndërkohë që kërkohen maskat në rrugë nuk kërkohet distancimi fizik brënda në ambiente. Mos themi që vetë politika po I heq këto masa për fushatën e vetë elektorale.
Edhe për ekspertin e ekonomisë Adrian Civici masat kufizuese të vendosura nga qeveria penalizojnë disa sektorë të ekonomisë”,0 u shpreh Shkodra.

“Për një kategori biznesesh ky orar është penalizues për faktin se duke ditur edhe peshën e lartë që zë sektori I shërbimeve në ekonominë shqiptare ëhstë sektori më I prekur bashkë me sektorin e transportit”,- sqaroi Civici.

Pavarësisht se pritshmëritë janë që 2021 të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike, numri i lartë i të prekurve me covid-19 ka shtuar vështirësitë për bizneset në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb