TIRANE

Me qellim per te parandaluar perhapjen e covid 19 në hyrje te prokurorisë se Tiranës është vendosur një tunel dezifektimi. Cdo prokuror oficer apo dhe punonjësit që dorëzojnë postën dezifektohen nga 3 deri në 5 sekonda. Ndërkohë në cdo kat të ndërtesës janë montuar pajisje për xhelin dezifektues per duart. Ndërsa prokurorët paraqiten në pune të pajisur me maska dhe doreza.

Masat janë marrë me qëllim vijimin normal të punës bga ana e prokurorëve, të cilët nuk mund të ndërpresin punën për shkak të fluksit të dosjeve, por edhe sepse duhet të operojnë me veprime herimore urgjente. Edhe pse ndryshe nga më herët trupa e prokurorëve punon me disa kufizimime. Sipas udhëzimeve smund të marrim në pyetje persona të dyshuar për të shmabgur kontaktet fizike që mund të përbëjnë per perhapjen e infeksionit. Vijimi i punës është shumë i rëndssishëm, pasi karantinimi i drejtësisë mund të sjellë dëme të pariparueshme në të ardhmen dhe mund të të dëmtojë cilësinë e shumë hetimeve.

Ndërkohë ky institucion i është përgjigjur nderkohë shkresës së Kuvendit duke kontribuar per zbutjen e efekteve negative që ka sjellë në ekonomi situata e krijuar nga përhapja e covid 19. E gjithë trupa e prokurorëve dhe oficerëve kanë lënë nje shume parash sa paga e luftës. Në total janë mbledhur 17 milionë lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: