TIRANË- Komisioni i ligjeve diskuton sot masat ndaj biznesit që kryejnë shkelje. Deputetët e opozitës kanë deklaruar se me këto masa shtohet represioni ndaj qytetarëve ndërsa nga ana tjetër ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj tha se ashpërsimi i dënimeve vjen pasi fenomeni negativ ishte shtuar shumë.

DEBATET
Bylykbashi: Dënimi fillon me  burgim. Cila është arsyeja e ashpërsimit të dënimit? Cili është qëllimi juaj për të bërë ligjin kaq represiv dhe hiqni gjobën e nisni me burgim?
Felaj: Ndryshimi që ju pyesni është heqja si dënim minimal i gjobës dhe zëvendësimi me burgim.

Më pas diskutimi është fokusuar tek neni 3, kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë, dënohet nga 5 deri ne 10 vjet.

Bylykbashi: Unë di që kodi ka 20 vjet që është dhe parashikonte gjobë deri në 7 vjet. ju thoni se nëse dikush kalon një shishe verë dënohet me burg siç ai që kalon një maune
Bylykbashi: Ju i shtoni kosto edhe shtetit. E kuptoj se po shtoni represionin ndaj qytetarëve por na shpjegoni më mirë. Dënimi duhet dhënë në proporcion.
Felaj: Ka qenë opozita e sotme në mazhorancë që për shkeljen e rregullave të qarkullimit që parashikonte gjobë dhe burg. Pse u bë kjo, sepse fenomeni negativ ishte rritur shumë.
Vasili, ministres Felaj: Do ishte mirë të kishim një të dhënë statistikore sa është kontrabanda. Nëse kemi një të dhënë dakord por nëse nuk kemi futemi në një arsyetim tjetër.
Felaj: Sipas të dhënave të Prokurorit, mallrat kontrabandë që paguajnë akcizën dhe mallrat e hedhura në kontrabandë janë shkeljet më të rënda ndaj vjen kjo masë
Felaj: Kontrabanda e mallrave të akcizës dhe hedhja në treg të mallrave kontrabandë ka shënuar vetëm rritje
Halimi: Neni 172 ka synim të veçantë biznesin mesa shoh unë. Këtu biznesit i hiqet alternativa e gjobës. Qeveria i thotë qytetarëve po u morët me biznes dënoheni me burg.
Halimi: Burgu është alternativa e vetme qe jep qeveria
Halimi: Neni 284 e kodit penal parashikon dënimin për mbjelljen e drogës. po mbolle drogë dënohesh me 7 vjet po u more me kontrabandë dënohesh me 10 vjet burg. Ndaj kur rriten masat duhen në mënyrë proporcionale.  Për vepra të tilla që kanë të bëjnë me terrorizmin e biznesit janë të papranueshme. Mungon studimi sa janë dënuar këta me 5 vjet burg që ne e quajmë të pamjaftueshme. Ndaj ky nen për ne është i papranueshëm
Fino: Ne kërkojmë qe biznesi të punojë me kushte të barabarta dhe të mos jetë informal
Fino: Opozita i thotë biznesit që ju mund të bëni kontrabandë pasi ju fusim një gjobë. Ne duam të mos bëhet kontrabandë fare
Fino: Nuk merret gjithë populli me biznes. Nëse janë për t’u futur le të futen por ne duhet të ashpërsojmë luftën e kontrabandës dhe informalitetit.
Halimi: Në kulm krize të porosisësh 44 jaguarë, kalon imagjinatën
Hysi: Si relatore do kërkoja diskutim profesional
Hysi: Kush do mbajë përgjegjësi për moslëshimin e kuponit tatimor?
Halimi: Ashpërsimi i masave nuk sjell ulje të kriminalitetit.
Halimi: Gropa në dogana krijohet nga doganierët.
Vasili: Duke ruajtur masën administrative është qëndrim korrekt.
Vasili: Ashpërsimin e masës, nëse vepra penale përsëritet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb