AUSTRALI

Australia ka forcuar edhe më tej masat anti-COVID. Masa e re afekton drejtpërdrejt australianët që jetojnë jashtë vendit.

Në rast se ata rikthehen, nuk mund të lejohen që të largohen sërish nga Australia. Më parë masa funksiononte, por jo për ata që figuronin si emigrantë.

Australia po përballet me valën më të keqe ndaj COVID-19 dhe qeveria thotë se kjo masë është parandaluese për përkeqësimin e situatës.

Deri më tani Australia e ka një limit javor të mbërritjeve nga jashtë, teksa politikat e saj janë shumë të rrepta dhe nga qytetarët janë konsideruar edhe barbare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb