ISHSH ka intensifikuar inspektimet për respektimin e masave ndaj COVID-19 teksa në 24 orët e fundit ka gjobitur 4 subjekte.

Në total tashmë nga ky institucion dhe Tas- Forca anti- covid janë kryer 130 mijë inspektime dhe janë vendosur 500 gjoba.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

#InspektoriatiShtetërorShëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës #antiCOVID kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj #COVID19.
Janë kryer mbi 1400 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit, janë marrë 4 masa administrative;
⭕Në total janë realizuar mbi 130 mijë inspektime dhe monitorime gjatë epidemisë; Janë vendosur mbi 500 masa administrative.
?Ministria e #Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.
? #MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
#RespektoRregullat

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb