Një tjetër masë për parandalimin e infeksionit të COVID-19 në institucionet shqiptare, këtë herë të drejtësisë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në hyrje të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme është instaluar tunel dezinfektimi nga ku do të kalojnë të gjithë personat që do të hyjnë në ambientet e këtyre institucioneve.

Më herët kjo procedurë është aplikuar dhe në policinë e Tiranës apo prokurorinë e Tiranës me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 ku çdo prokuror oficer apo dhe punonjësit që dorëzojnë postën dezinfektohen nga 3 deri në 5 sekonda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb