Policia e Shtetit së bashku me Forcat e Armatosura vijojnë kontrollet intensive në rrugët e qyteteve të ndryshme për personat që nuk zbatojnë masat e qeverisë ndaj koronavirusit. Mësohet se janë mbi 50 persona të shoqëruar për mosbindje, pasi kanë lëvizur në rrugë me makina private.

Me gjithë thyerjet e vendimit, shumica e shqiptarëve i janë bindur masave, duke qëndruar në shtëpi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se 6 mjete janë bllokuar dhe 16 të tjerave u janë marrë çelsat për të ndëshkuar qytetarët.

Ndërkohë në Fier, gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” referuar shefit të qarkullimit se policia ka shoqëruar 8 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 21 masa administrative. Mësohet se të shoqëruarit dhe ata që janë gjobitur kanë thyer masat e vendosura duke lëvizur me automjetet e tyre të paautorizuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb