Pamela Anderson ka dalë hapur kundër Matteo Salvinit, për masat ndaj emigracionit. Aktorja e bërë e famshme gjatë filmit “Baywatch’, ka shprehur disa kritika kundër ministrit të Brendshëm italian,  duke marrë  shkas nga trazirat e shkaktuar nga jelek verdhët në Francë.

“Salvini ka thënë se “Macron është një problem për francezët”, duke menduar se ajo që po ndodh në Francë, është diçka që i përket vetëm francezëve. Por nuk është kështu. Zgjidhja nuk është më Macron apo për më shumë Salivni, të cilët kanë nevojë për njëri tjetrin dhe përforcimin e njëri-tjetrit . Zgjidhja mund të jetë një rizgjim pan europian që kapërcen kufijtë e kombësisë, të aftë për të përballuar sot me krizën  e thellë ekonomike, sociale dhe ekologjike të Europës sot”, shkruan ajo.

Por jo vetëm. Aktorja amerikane shkon më tej, duke parashikuar një rikthim të mundshëm me sharm.

“Italia është një vend i mrekullueshëm, që e dua shumë, por jam shumë i shqetësuar për klimën aktuale, që më kujton atë të viteve 30’”, shton ajo në Twitter.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë darë postimin e Pamela Anderson dhe kanë komentuar përfundimet e saj. Përdoruesit, përveçse e kanë përgëzuar për fjalët, kanë propozuar që Anderson të kandidojë për të qenë pjesë e Partisë Demokratike italiane.

 (BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb