Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës ka pezulluar të gjitha takimet e të dënuarve me familjarët.

Burgu i Drenovës do të zëvendësojë takimet fizike me video- projektore për të shmangur kontaktet e drejtpërdrejta.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se urdhri është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe se do të krijohen brenda ambienteve të burgjeve salla të veçanta për komunikim me video- projektor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb